dordolec

Nga Wiktionary

DORDOLEC m.

1. Figurë e ngjashme me njeriun që bëhet me shkopinj, me rroba të vjetra, me kashtë etj. dhe që vihet nëpër kopshte e ara për të trembur shpendët dëmtues; figurë e tillë qesharake, e ngjashme me dikë, që bëhet për ta vënë atë në lojë, për ta poshtëruar etj. Dordolec për të trembur sorrat (laraskat). Bënë një dordolec. Duket si dordolec.

2. etnogr. Fëmijë që në fillim të verës ose në kohë thatësire e zhvishnin lakuriq, e mbulonin me fier e me shpendra dhe i hidhnin ujë përsipër, duke e shoqëruar me një këngë të veçantë gjoja për të ndjellë shiun; rone.

3. fig. Njeri qesharak, me të cilin tallen të tjerët.

  • U bë dordolec u lag shumë, u lag gjer në palcë, u bë qull.