dhuroj

Nga Wiktionary

DHUROJ kal.

  • 1. I jap falas dikujt një gjë timen, jap diçka si dhuratë, fal diçka; jap a shpërndaj dhurata. I dhuruan tufa me lule. I dhuroj një libër (një lodër). Dhuroj me gjithë zemër.
  • 2. I jap dikujt një kënaqësi të madhe a një gëzim të veçantë me një veprim a me një punë të mirë, me një përfundim a sukses të arritur etj.; bëj a arrij diçka të rëndësishme në dobi a në të mirë të dikujt. Na dhuruan disa rekorde kombëtare (qitësit). U dhuroi një fitore të bukur.
  • 3. vet. veta III. E pajis me mjaft anë të mira, i jep veti a cilësi të larta, i fal diçka të mirë, të vyer etj. Natyra i ka dhuruar shumë të mira e begati këtij vendi.