dhjamë

Nga Wiktionary

DHJAMË m.

  • 1. Lëndë e butë e lyrshme, e patretshme në ujë që ndodhet në trupin e kafshëve dhe që përdoret si yndyrë ushqimore, në industri etj.; yndyrë shtazore. Dhjami i brendshëm dhjami i veshkave dhe i barkut të bagëtive. Dhjamë i tretur (i patretur, i shkrirë, i pashkrirë, i ngrirë). Dhjami i njeriut (i kafshëve, i bagëtive). Dhjamë derri (lope, pule, pate, balene, peshku, iriqi). Indet e dhjamit. Qirinj dhjami. Mish me (pa) dhjamë. Gjellë (byrek) me dhjamë. Vë (zë) dhjamë ngjallem, majmem. Ka shumë dhjamë është i ngjallur; është i dhjamur. Iu tret dhjami u dobësua. Tret (shkrij) dhjamin. S'e ha dhjamin. Gjak e dhjamë t'u bëftë! (diçka që ha ose pi). ur.
  • 2. kryes. as. vet. nj. Zorrë ose copë dhjami që del nga zgavra e barkut dhe që shket poshtë saj kur ngrihen e mbarten pesha shumë të rënda, nga një mundim i madh etj.; sëmundja që shkaktohet nga kjo shkarje, rrënxim. I doli dhjamët (dhjami). Operoj dhjamët (dhjamin).
  • Dhjamë cjapi shih te CJAP,~I. Vuri dhjamë shih te VË. Si veshka në mes të dhjamit në kushte e rrethana shumë të mira, në mjedis të këndshëm a të rehatshëm, shumë mirë. S'del dhjamë nga pleshti fj.u. përçm.
  • a) s'del gjë (fitim, përfitim, dobi etj.) atje ku s'ke ç'të nxjerrësh, ku s'ka mundësi;
  • b) nga dorështrënguari mos prit gjë, s'të jep a s'të fal gjë koprraci. Dhjamë (gjalpë, djathë i mirë) në lëkurë të qenit përb. shih te QEN,-I. Fërgohet (skuqet, tiganiset, cingariset) me dhjamin e vet rregullohet, e përballon çdo gjë me të ardhurat e veta, me atë që ka vetë; nuk i shtrin dorën tjetrit. E kam dhjamë (grurë, vaj) me dikë shih të GRUR/Ë,-I. Nxjerr (qit) dhjamë nga pleshti nxjerr përfitime edhe atje ku duket se është e pamundur, është shumë i zoti për të nxjerrë fitime a për të përfituar nga gjithçka, nxjerr vaj nga guri. Shkoi (vajti) për dhjamë qeni shkoi kot, shkoi për hiçmosgjë, shkoi si qeni në vresht. I zuri bishti dhjamë jetoi me gjithë të mirat.