buron

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Buron jokal. -

  1. Del vetë nga thellësia në sipërfaqe të tokës (për ujin, për naftën etj.). Buron ujë (naftë, gaz). Ku buron, rrjedh. fj.u.
  2. Zë fill, del, e ka burimin, merr ujët (për lumin, përruan etj.). Buna buron nga liqeni i Shkodrës.
  3. Del e rrjedh shumë e pa ndërprerje (për gjakun ose për lëngje të tjera). I buron gjaku. I buron qumështi.
  4. E lëshon ujin, rrjedh pak, kullon, qan (për enën, për muret etj.). Buron shtamba. Buron voza. Buron muri.
  5. fig. E ka pikënisjen, e ka bazën, zë fill, vjen; e ka prejardhjen. Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit.
  6. fig. E ka burimin, del; shkaktohet, vjen si pasojë e diçkaje. I buron nga zemra.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0