brymë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Brymë f.sh. -

  1. Reshje e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj.; vesë e ngrirë. Bryma e parë. Bryma e vjeshtës. Cipë bryme. Ra brymë. E zuri (e prishi) bryma.
  2. Shtresë e hollë kristalesh akulli që formohet nga ngrirja e avujve ose e lagështirës së ajrit në sipërfaqen e sendeve të ftohta, në frigoriferë etj.
  • Si bryma në diell që mbaron e zhduket shpejt, që zhduket menjëherë, si kripa në ujë. Është si bryma para diellit po i vjen fundi, s'e ka të gjatë. Bryma s'është dëborë fj. u. të gjithë ata që i ngjajnë njëri-tjetrit nuk janë njësoj (thuhet zakonisht për të dalluar një njeri më pak të aftë nga një tjetër që është shumë i zoti, kur të dy kanë ndonjë tipar të përbashkët joqenësor). Rroftë sa kungulli në brymë! iron. rroftë shumë pak, vdektë shpejt![1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]




Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0