bel
Nga Wiktionary
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Shqip
Bel
I m.sh. - Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut midis kraharorit dhe kërdhokullave; ijët dhe pjesa mbi kryqet, mesi; pjesa më e ngushtë e rrobave, që mbështjellin trupin në këtë vend. Bel i ngushtë (i hollë, i gjerë, i trashë). Me bel të këputur me bel shumë të hollë. Rrethi i belit. Rripi i belit. Gjerësia e belit. Fustan (pallto) me bel. E kapi për beli. Vuri duart në bel. Më dhemb beli.
- M'u këput beli shih te këputem 1. Rri me duar në bel (në ijë, në brez, në mes) keq. shih tek ijë,~a.
II m.sh. - Vegël bujqësore si lopatë, me teh trekëndësh, zakonisht me një këmbëz, që përdoret për të punuar thellë tokën ose për të hapur hendek. Bel çatall bel me tehun të trashë e të ndarë si bigë. Bel ulluk bel me teh të kthyer si lug që përdoret për të hapur gropa. Bishti i belit. Punoj (kthej) me bel. Thellë një bel thellë sa gjatësia e tehut të belit. Bëj belin e parë gërmoj (hendekun etj.) një radhë me bel.
- Beli ka (edhe) bisht fj. u. çdo veprim ka edhe pasojat, dardha e ka bishtin prapa.[1]
[redaktoni] Etimologjia
[redaktoni] Shqiptimi
[redaktoni] Sinonime
[redaktoni] Antonime
[redaktoni] Fjalë të prejardhura
[redaktoni] Në gjuhë tjera
[redaktoni] Referencat
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0