bashkë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

bashkë f. sh. -

  1. Gjithë leshi që merret nga një qethje e deles, tërësia e leshit që mbulon lëkurën e deles, siç del nga qethja pa u prishur. Bashkë leshi. Njëzet bashka. Lidh bashkën.
  2. fig. Diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë, që i ngjan leshit të deles. Bashkë resh. Bashka bore.
  • I mori bashkën dikujt e shfrytëzoi deri në palcë, e qethi mirë, i rropi lëkurën.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Ndajfolje[redaktoni]

bashkë ndajf.

  1. Në të njëjtin vend, në të njëjtin grup; puqur, pranë njëri-tjetrit. Të gjitha bashkë. Rrimë (punojmë, ecim)bashkë. Mblidhemi bashkë. I përziej bashkë. I bëj bashkë i bashkoj. I vë (i lidh) bashkë.
  2. Në lidhje njëri me tjetrin, jo veç e veç, bashkërisht; njëri me tjetrin. Të lidhur bashkë. Jetojmë bashkë. I ndajmë bashkë. Duhen bashkë. E filluam bashkë.
  3. Në të njëjtën kohë, njëkohësisht, njëherazi. Flasin bashkë. Arritën bashkë. Kemi mbaruar bashkë shkollën. Bën disa punë bashkë.
  • S'i bën dy bashkë s’është i zoti të kryejë një punë, s'ia del dot në krye. S'le dy gurë bashkë është shumë i prapë, nuk lë gjë pa trazuar (zakonisht për fëmijët). S'lidh (s'bën) dot dy fjalë bashkë nuk di të flasë rrjedhshëm, i shpreh mendimet me vështirësi. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. shih te ditë,~a. Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë fj. u. shih te dele,~ja. Kemi ngrënë një barrë kripë (një thes kripë, një furrë bukë, një hambar miell) bashkë shih te furrë,~a. Më sa bëhen bashkë një grusht pleshta iron. shih te plesht,~i.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Fjalëform[redaktoni]

bashkë fjalëform - Pjesa e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin veprime a punë të përbashkëta, lidhje të përbashkëta, përgjegjësi të përbashkëta etj.; p.sh. bashkatdhetar, bashkëbisedim, bashkëfajtor, bashkëfshatar, bashkëjetoj, bashkëkohës, bashkëpunëtor, bashkëpunim etj.[1]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0