bërthamor
Nga Wiktionary
Përmbajtje |
[redaktoni] Shqip
Bërthamor mb. -
- Që ka të bëjë me bërthamën e atomit; që përdor a shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i bërthamës së atomit. Energji bërthamore. Rrezatim bërthamor. Reaksion bërthamor. fiz. Fizikë bërthamore. Laborator (reaktor) bërthamor. Nëndetëse bërthamore. Armë (predhë, raketë) bërthamore. Me mbushje bërthamore. Shpërthime bërthamore. Forcë bërthamore.
- Që ka të bëjë me përdorimin e armëve, të cilat shfrytëzojnë energjinë e atomit. Prova bërthamore. Mbrojtje (ombrellë) bërthamore. Arsenal (armatim) bërthamor. Bazë bërthamore. Fuqi bërthamore. Kërcënim bërthamor.
- bot. Që ka bërthamë. Pemë (farë) bërthamore.
- biol. Që ka të bëjë me bërthamën e qelizës. Lëng bërthamor. Cipë bërthamore.[1]
[redaktoni] Etimologjia
[redaktoni] Shqiptimi
[redaktoni] Sinonime
[redaktoni] Antonime
[redaktoni] Fjalë të prejardhura
[redaktoni] Në gjuhë tjera
[redaktoni] Referencat
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0