atje

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Ndajfolje[redaktoni]

atje ndajf. -

  1. një vend që ndodhet larg nesh, në atë vend; kund. këtu. Ai atje. Që këtu deri atje. Shko atje. Rri atje. Nisem për atje. Lëre atje.
  2. Në të njëjtin vend, në atë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (e përsëritur në krye të fjalive); kund. këtu. Atje banonte, atje punonte.
  3. Përdoret në fjalinë kryesore, me kuptimin «në atë vend», kur fjalia e varur fillon me ku, te; kund. këtu. Duhet të jemi edhe ne atje ku është populli. U ul atje, tek ishin ulur shokët.
  4. Bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje tregon në mënyrë më të përcaktuar vendin larg nesh, ku është diçka a kryhet një veprim; para një ndajfoljeje përforcon kuptimin e saj. Atje në breg (në majë). Atje tek ara. Atje brenda (lart). Atje larg (thellë). Atje tej (tutje).
  5. fig.atë gjë, në atë çështje, në atë pikë. Atje ka qenë gabimi. Atje më rri mendja.
  • Atje tek (atje që) vjet. në vend që. Bam këtu, bam atje (bam këtej, bam andej) shih te bam. Kokën këtu, këmbët atje shih te këmbë,~a. Qeni leh atje ku ha fj.u. keq. shih te qen,~i.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Në gjuhët tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0