ashtu

Nga Wiktionary

Ashtu ndajf. -

  1. Në atë mënyrë (për mënyrën se si kryhet veprimi); si mendohet a si dëshirohet, si është pranuar me parë ose si presim të jetë. Ashtu sillet. Ashtu thonë. Nuk ecet me ashtu. Nuk është ashtu. Ashtu e ka bërë. Ashtu qoftë! dua me gjithë zemër që të jetë a të bëhet në atë mënyrë.
  2. Në po atë mënyrë, në po atë gjendje, njësoj (përdoret si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore edhe me lidhëza të tjera në krahasime). Ashtu ...ashtu... Si... ashtu... Si... ashtu edhe... Ashtu si... ashtu (edhe)... Ashtu si kujtoja, ashtu ju gjeta. Ashtu si ishte, ashtu mbeti.
  3. As mirë, as keq, çka, disi; në një fare mënyre, njëfarësoj (zakonisht në përgjigje).
  4. Në atë gjendje, si është; aq (për të shënuar shkallën e një cilësie, veprimi a gjendjeje: aq mirë, aq bukur, aq keq etj.). E pa ashtu të shtrirë. Ashtu i zemëruar siç qe.
  5. Pa ndonjë qëllim të caktuar, pa një pikësynim të qartë, kot. Ashtu kot. Ashtu pa dashur. Ashtu vetë.
  6. Përdoret në fillim të fjalive pyetëse ose si përgjigje për të shprehur habi a kundërshtim për atë që na kumtohet. Ashtu, ë?
  7. Siç duhet të jetë, shumë mirë, në rregull. Ashtu, shumë mirë! Ashtu, të lumtë! Ashtu, me rrofsh!
  8. si fj. ndërm. bised. Përdoret në fillim të fjalive që përmbyllin një mendim, me kuptimin: kështu, atëherë. Ashtu, u ngrit e hapi derën.
  9. përd. pj. bised. Afërsisht, rreth, pothuajse. Ashtu si nga mbrëmja. Ashtu nga maji.
  • Kështu ose ashtu shih te kështu. Ashtu (kështu) i do mushka drutë shih te mushkë,~a.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Anglisht - so
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0