asamble
Nga Wiktionary
Asamble f.sh. -
- Mbledhje e përfaqësuesve të zgjedhur të një vendi, si organi më i lartë ligjvënës, që ka të drejtë të diskutojë e të vendosë për çështjet më të rëndësishme dhe të kontrollojë organet e zgjedhura prej saj; mbledhja e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në një organizatë ndërkombëtare, e cila shqyrton çështje të ndryshme dhe merr vendime për to; tërësia e përfaqësuesve në këto mbledhje; ndërtesa ku mbahen rregullisht këto mbledhje. Asambleja kombëtare. Asamble kushtetuese (ligjvënëse). Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sesion i asamblesë. Thirrja e asamblesë. Punimet (vendimet) e asamblesë.
- Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni, të një kooperative, të një organizatë a shoqate, si organi më i lartë që ka të drejtë të shqyrtojë çështjet e përbashkëta me rëndësi, të marrë vendime për to dhe të kontrollojë organet e zgjedhura prej saj; tërësia e pjesëmarrësve në këtë mbledhje. Asambleja e Akademisë së Shkencave të RPSSH. Asambleja e kooperativës. Mbledhja e asamblesë.[1]
Përmbajtje |
Etimologjia [redaktoni]
Prononcimi [redaktoni]
Sinonime [redaktoni]
Antonime [redaktoni]
Fjalë rrjedhëse [redaktoni]
Në gjuhë tjera [redaktoni]
Referencat [redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0