arsye
Shqip[redaktoni]
Emër[redaktoni]
arsye f. sh. -
- vet. nj. Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut, aftësia mendore për të gjetur shkaqet dhe për të zbuluar thelbin e dukurive, për të shpjeguar ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë; mendja në kundërvënie me ndjenjën. Arsyeja e ftohtë. Qenie me arsye. Zëri i arsyes. Jashtë arsyes. Dëgjoj arsyen.
- Aftësia për të menduar e për të gjykuar në mënyrë të shëndoshë, të menduarit në mënyrë logjike. Arsye e shëndoshë. Njeri me arsye. Flet (punon) me arsye. I bëj thirrje arsyes së dikujt. Humbet arsyen.
- Shkak ose fakt, që shpjegon a përligj një veprim; argument që sillet për të provuar diçka. Arsye objektive (subjektive). Arsye bindëse (e fortë). Për arsye shëndetësore. Për arsye pune. Për një arsye a për një tjetër. Mungon me (pa) arsye. S’ka arsye. Gjej arsye.
- Për arsye se... sepse, nga që, për shkak se... Nuk hante arsye shih te ha 13. I jap arsye dikujt
- a) e shfajësoj, e përligj dikë për një veprim;
- b) i përgjigjem, i plotësoj një kërkesë dikujt. E ka arsyen në majë të shpatës shih te shpatë.[1]
Etimologjia[redaktoni]
Prononcimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Antonime[redaktoni]
Fjalë rrjedhëse[redaktoni]
Në gjuhë tjera[redaktoni]
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0