ardhur

Nga Wiktionary

Ardhur

  • pjes. - e vij.
  • f.sh. -
  1. kryes. sh. fin. Para ose vlera materiale, që marrin organet e institucionet shtetërore, ndërmarrjet, kooperativat, organizatat shoqërore etj. nga veprimtaria ekonomike, nga anëtarët e tyre etj.; para ose vlera materiale, që marrin njerëzit e veçantë nga puna e tyre ose nga burime të tjera. Të ardhurat vjetore. Të ardhurat reale (mesatare). Të ardhurat kombëtare. Të ardhurat e fshatarësisë (e kooperativës). Të ardhurat e familjes. Të ardhura në të holla (në natyrë). Të ardhura nga toka. Burim të ardhurash. Ndarja (shpërndarja) e të ardhurave. Merr të ardhura.
  2. shih ardhje
  • m.sh. - Ai që ka ardhur nga një vend tjetër; ardhës.
  • as. - Veprimi sipas kuptimeve të foljes vij. Në të ardhur e sipër. Është në të ardhur.
  • mb. -
  1. Që ka ardhur nga një vend tjetër, ardhës; kund. anas, rrënjës. Popullsi e ardhur.
  2. Që është sjellë nga jashtë, i jashtëm (për mallrat). Mall (stof) i ardhur.
  3. biol., gjeol. Që është formuar a zhvilluar në një vend tjetër nga ai ku gjendet me pas; që ka ardhur nga një vend tjetër. Bimë e ardhur. Shkëmb i ardhur. Shtresë e ardhur.
  4. Që është ngritur e fryrë nga tharmi (për bukën); që ka ardhur në gjendjen e duhur për ta punuar ose për ta përdorur (për tokën, plehun). Brumë i ardhur. Bukë e ardhur. Tokë e ardhur. Pleh i ardhur.
  5. fig. bised. I zhvilluar mirë nga trupi, me shtat të hedhur, i bëshëm. Me shtat të ardhur.
  6. fig. bised. Që afrohet me njerëzit, i shoqërueshëm e i njerëzishëm; që të fiton zemrën me fjalë të matura e të ëmbla; i mirë. Djalë (burrë) i ardhur. Vajzë e ardhur. Me fjalë të ardhura.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0