aparat

Nga Wiktionary

Aparat m.sh. -

  1. Mjet, pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me përpikëri, që përdoret për matje, në laborator, në mjekësi, në radioteknikë e për punë të tjera të ndryshme. Aparat marrës (dhënës). radio. Aparat matës (ftohës, larës). Aparat fotografik (kinematografik, telefonik). Aparat ndriçimi (projektimi).
  2. fiziol. Tërësia e organeve, që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që së bashku kryejnë një funksion të caktuar të organizmit. Aparati i tretjes (i frymëmarrjes).Aparati i të dëgjuarit (i të parit, i të folurit).
  3. Tërësia e institucioneve ose e degëve në organizimin shtetëror dhe politik të një vendi, që i shërbejnë drejtimit të veprimtarisë ekonomike, politike etj.; punonjësit e këtyre institucioneve ose degëve. Aparati shtetëror (administrativ). Aparati i partisë (i Komitetit Qendror). Punonjësit e aparatit. Thjeshtimi i aparatit. Thyerja e aparatit të vjetër. Shkurtoi aparatin.
  4. libr. Shënimet sqaruese e ndihmëse, që plotësojnë një vepër shkencore a letrare ose që lehtësojnë përvetësimin e një teme mësimore. Aparati shkencor (kritik, bibliografik). Aparati pedagogjik metodik).[1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0