aktiv

Nga Wiktionary

Aktiv

  • m.sh.
  1. Pjesa më e gjallë, më e përparuar dhe më e dalluar e njerëzve në veprimtarinë e një organizate ose të një kolektivi. Aktivi i partisë (i rinisë, i bashkimeve profesionale). Aktivi i prindërve. Mbledhja e aktivit. Zgjeroj aktivin.
  2. Mbledhje e pjesës më aktive të një organizate, e aktivistëve të lidhur drejtpërdrejt me një veprimtari; formë organizative për shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve kryesore të një dege ose të një veprimtarie. Aktiv kombëtar. Aktiv i zgjeruar. Aktiv i kulturës (i tregtisë...). U thirr aktivi.
  • m.sh. - Pjesë e bilancit ekonomik të një ndërmarrjeje, që përfshin të gjitha vlerat e saj materiale, shumën e parave në arkë, të ardhurat dhe detyrimet që i kanë ndërmarrjet e tjera; kund. pasiv. Aktivi dhe pasivi.

____________________________

  • mb. -
  1. Që vepron me gjallëri, që merr pjesë vetë e me zell në një punë, veprues; që bëhet a që zhvillohet në mënyrë të gjallë e vepruese; kund. pasiv. Anëtar (luftëtar) aktiv. Pjesëmarrje aktive. Mbrojtje aktive. Jetë aktive. Pushim aktiv. Popullsia aktive popullsia në gjendje pune. Luan rol aktiv. Tregohet aktiv.
  2. spec. Që merr pjesë dhe vepron në një proces; që vazhdon të veprojë, që nuk është shuar; që rrezaton ose jep një energji të caktuar. Qymyr aktiv. Lëndë aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje aktive. Shtresa aktive e tokës.
  3. Që zotërohet mirë e vihet në përdorim të gjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv. Fjalori aktiv. Zotëroj në mënyrë aktive një gjuhë.
  4. usht.është në shërbimin e rregullt e të vijueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.
  • mb.fin. - Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc aktiv bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet.
  • Bilanc aktiv libr. gjendje kur janë arritur shumë suksese në punë. [1]

Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]


Anglisht - active : fin.asset
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0