absolut

Nga Wiktionary

ABSOLUT mb.

1. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; që merret a që vështrohet në vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër; kund. relativ. Shifër absolute. Vlerë absolute. Rritja absolute. Prodhimi absolut. ek. E vërteta absolute. filoz. Varfërimi absolut. ek. Mosha absolute. gjeol. Shkalla sipërore absolute. gjuh. Shpejtësi absolute. fiz. Lartësi absolute. gjeod. Peshë (lagështi) absolute. Ide absolute. filoz. shih tek IDE,~JA.

2. Që është i plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; që është në skajin me të tejmë të shfaqjes së vet, që nuk ka tjetër përtej tij; i përsosur. Epërsi absolute. Qetësi absolute. Liri (drejtësi) absolute. Besim (nënshtrim) absolut. Mungesë (pamundësi) absolute. Kampion absolut. Sport. sportist që ka fituar mbi kundërshtarët e tjerë në ndeshjet e një lloji të caktuar sporti. Zero absolute. fiz. shih te ZERO,~JA. Temperaturë absolute. fiz. shih tek TEMPERATUR/Ë, ~A.

3. Që është i prerë e i padiskutueshëm, që nuk bën asnjë lëshim; i domosdoshëm. Gjykim (ton) absolut. Nevojë absolute. Në mënyrë absolute.

4. Që nuk njeh asnjë ligj dhe asnjë kufizim në ushtrimin e pushtetit vetjak, që e mban në dorë gjithë pushtetin; tiranik, despotik. Monarki absolute. Shtet (regjim, sundim) absolut. Mbret (sundimtar) absolut.

  • Shumicë absolute shumicë që e kalon gjysmën e tërësisë së numëruar, shumicë dërrmuese.


Etimologjia[redaktoni]

Prononcimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse[redaktoni]

Fjalë të ngjashme[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Anglishtabsolute
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë