Wiktionary:Tutorial (Redaktimi)

Nga Wiktionary
Faqja kryesore   Redaktimi   Formatimi   Lidhjet tek WikiFjalori   Lidhje të ngjashme   Lidhje të jashtme   Faqet e diskutimit   Mbajeni mend   Regjistrimi   Hapësira e përdoruesit   Përmbyllja   Livadhi    

Redaktimi i faqeve

Do të fillojmë me veçoritë themelore të wiki-t: Redaktimi i kësaj faqe. Çdo faqe e wiki-t (me përjashtim të një pjese të vogël të faqeve të mbrojtura) ka një lidhje në krye që thotë ''redaktoni këtë faqe. Kjo lidhje ju lejon të bëni ashtu si edhe thotë – redakto faqen që tani po e shihni. Faqet si këto ku çdokush mund të redaktoj njihen sikur faqe wiki.

Provo! Në një dritare të re hap faqen Wiktionary:Livadhi, pastaj kliko tek lidhja ''redaktoni'' këtë faqe. Ju do të shihni kodin e origjinës së kësaj faqe. Shkruaj diçka të saktë apo dëfruese, apo vetem tungjatjeta. Pastaj ruaje atë duke klikuar tek Ruaj ndryshimet poshtë dritares, apo duke shtypur Clrt-S në testaturë dhe shiko se çka ke bërë. Për informata më të detajuara shkoni tek Si redaktohet një faqe. Ndoshta dëshironi që edhe këtë ta hapni në një dritare të re, që të mund të vazhdoni me Tutorial.

Kurdo që dëshironi të bëni prova pa u shqetësuar, ju gjithmonë mund ta bëni këtë tek: Wiktionary:Livadhi.

Trego parapamjen

Një veçori më rëndesi që duhet të filloni ta përdorni është Trego parapamjen, e cila ju lejon ta shihni se si do të duket faqja pas redaktimit, para se ju ta keni ruajtur atë. Provo ta bësh një redaktim tek Wiktionary:Livadhi, pastaj kliko Trego parapamjen. Ne të gjithë bëjmë gabime, the kjo ju lejon që ti shihni ato menjëherë. Nëse e bënë shprehi ta përdorësh Trego ndryshimet para se ta ruani redaktimin, ju do ta ruani vetveten dhe shume redaktues të tjerë nga telashet.

Kjo është shumë me rëndësi nëse mendoni se ju jeni duke bërë redaktime të tjera tek faqja. Është ide e mirë po ta ruanit një here, për ta mbajtur historin e faqes më pastër. Me pak ruajtje të faqes gjithashtu shmangëni konfliktin mes redaktimeve. Megjithatë, kur ju ndryshoni një pjesë të madhe të tekstit ju duhet konsideroni se duhet ta bëni me hapa të njëpasnjëshëm (p.sh., një paragraf njëherë), kështu që të tjerët ta kenë më lehtë ta përcjellin redaktimin tuaj.

Redaktimet e vogla

Nëse jeni kyqur si përdorues i regjistruar, ju mund ta shënoni redaktimin edhe si Redaktim i vogël duke shënuar në kutinë e duhur para se ta ruani redaktimin. Kjo përdoret për tu treguar të tjerëve se redaktimi juaj nuk është diçka me rëndësi të madhe. Nuk ka rregulla të prera se kur duhet ta bëjmë këtë, por pa dyshim se përmirësimi i drejtëshkrimit apo ndryshime të vogla të formatit si shtimi i një hapsire apo një wikilidhje janë redaktime të vogla. Me fjalë të tjera, ndryshimi i paraqitjes është zakonisht i vogël, por ndryshimi i përmbajtjes nuk është. Kur nuk jeni të sigurt, mos e shënoni kutin si redaktim i vogël. Për diskurim më të detajuar shkoni: Wiktionary:Redaktim i vogël.

Përmbledhje

Para se të shtypni Kryej ndryshimet, është mirë të praktikohet të shkruhet një përmbledhje e shkurtër e ndryshimeve tuaja në fund tek rubrika Wiktionary:Përmbledhje që gjendet në mes të faqes redaktuese dhe butonave Kryej ndryshimet dhe Trego parapamjen. Mund të jetë shumë e shkurtër, p.sh., ju shkruani ''përmirësim teknik'', dhe njerëzit do ta dinë se ti ke bërë një përmirësim të vogël.

Kur të mbarosh provat te Wiktionary:Livadhi kliko këtu për të kaluar tek faqja tjetër e tutorial.