çip

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

  1. Pjesa e fundit e këndit të një sendi, skaj, qoshe; pjesa e zgjatur që vjen duke u ngushtuar e diçkaje; rrip i ngushtë buzës së një sendi; cep. Çipi i tryezës. Çipi i syrit. Çipi i krahut. Çipat e mustaqeve (e buzëve). Çipi i mëngës. Çipi i jakës. Çipi i arkës. Çipi i rrugës. Çipi i arës. Çipi i oborrit. Ylli me pesë çipa. Në një çip të dhomës. Ulem (rri) në çip. Lidh çipat e shamisë.
  2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur, cep. Në të gjithë çipat e atdheut. Në një çip te fshatit. Në tërë çipat e botës. Në çdo çip të vendit.
  3. gjeogr., bised. Rrip toke i vogël e me majë të hollë që hyn në det, kep. Çipi i Lerës.
  4. përd. ndajf. Me majë të hollë e pak të kthyer përpjetë. E ka hundën çip.
  • Çip më çip
a) në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin, cep më cep;
b) plot e përplot, buzë më buzë. Shtroj çipat me dikë shih te shtroj. E ka kokën me çipa (me cepa) shih te cep,~i I.

Mbiemër[redaktoni]

  1. Që i ka veshët të vegjël ose të prerë. curr. Dash çip. Dele (dhi) çipe. Kalë çip.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
  • I ngre veshët çip i ngre veshët përpjetë për të dëgjuar më mirë, curron veshët.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]




Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0