çerdhe

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

  1. Vend që e bëjnë zogjtë dhe disa kandrra për të çelur vezët, për të rritur të vegjlit e për të ndenjur të mbrojtur; banesë që e gërmojnë zakonisht në dhe disa kafshë të vogla; fole. Çerdhe zogjsh. Çerdhe dallëndyshesh (harabelash). Çerdhe grerëzash. Çerdhe minjsh. Çerdhe mushkonjash pellg me ujë, ku rriten me shumicë mushkonjat. Çerdhe me thupra (me baltë, me kashtë). Bën (ngre, ndërton) çerdhen. Zë çerdhen.
  2. fig. Banesa ku njeriu krijon familjen e vet ose ku rritet, vatra familjare. Çerdhja familjare. Ngre (krijoj) çerdhen. I prish çerdhen e familjes.
  3. fig. Vendi ku rriten dhe edukohen njerëzit për një veprimtari të caktuar; keq. vend, zakonisht i fshehur e i mbrojtur, ku përgatitet për një veprimtari një grup njerëzish. Çerdhe e gjallë (e zjarrtë). Çerdhe revolucionarësh. Çerdhe lirie. Çerdhe e luftës partizane. Çerdhe hajdutësh (kusarësh, diversantësh). Çerdhe spiunazhi. Çerdhe e reaksionit.
  4. Institucion që kujdeset për rritjen dhe edukimin e fëmijëve deri në moshën tre vjeç. Çerdhe ditore. Çerdhe stinore. Çerdhja e kooperativës (e lagjes). Fëmijët e çerdhes. Edukatoret e çerdhes. Mosha e çerdhes. Çoj në çerdhe. Marr nga çerdhja.
  5. usht. Llogore e veçantë, nga e cila bën zjarr një grup luftëtarësh ose një armë e lehtë. Çerdhe zjarri. Çerdhe pushkatarësh. Çerdhe mitralozi. Zë çerdhen. Shkatërroj një çerdhe.
  6. gjuh. Grupi i fjalëve që janë formuar nga një rrënjë e përbashkët. Çerdhe fjalësh. Fjalor me çerdhe.
  7. përmb. Të vegjlit e një kafshe shtëpiake që kanë lindur dhe që rriten së bashku. Çerdhja e gicave.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]




Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0