çatall

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

  1. Degë që ndahet anash një trungu; bisk që del anash; bigë. Çatajtë e ullirit. Kumbull me dy çataj. Lëshon çataj. Pres një çatall.
  2. E dalë me majë anash një sendi, bigë. Çatalli i bririt. Çatalli i shkëmbit. Kërcu (dru) me çataj. Sfurk me dy çataj. Dhëmballë me tre çataj. Çatajtë e misrit rrënjët e misrit që dalin mbi tokë.
  3. Dhëmb i madh, që del anash i shtrembër; stërdhëmb; dhëmb i mprehtë. Çataj të rrallë. Çatajtë e qenit.
  4. Sfurk me dy dhëmbë; bigë. Mbledh barin me çatall.
  5. bised. Send që ka dy dhëmbë ose dy anë të ndara. Çatall për të ngrënë pirun. Çatall për flokë karficë. Mbërthej me çatall. Kap me çatall.
  6. Veshëz e parmendës.
  7. Ai që ecën duke i hedhur këmbët anash e shtrembër.
  8. përd. ndajf. Si bigë, duke u hapur anash me dysh. I vë çatall. I ngre çatall.
  9. përd. ndajf. Duke i hedhur këmbët anash e shtrembër. Eci çatall.

Mbiemër[redaktoni]

  1. Që është rritur i ndarë me dysh qysh nga rrënja ose nga trungu. Vidh (lis, man) çatall. Misër çatall.
  2. Që ka dy dhëmbë, që është i bigëzuar. Bel çatall. Sfurk çatall.
  3. Që del anash (për dhëmbët). Dhëmb çatall stërdhëmb.
  4. I vëngër. Sy çatall.
  5. I pamprehur, i topitur. Sëpatë çatalle. U bë çatall.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0