çarë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Çarë

Emër[redaktoni]

f.sh. -

  1. E hapur e ngushtë për së gjati e tejpërtej në diçka, vend i hapur tejpërtej në një send nga një goditje ose nga prerja; plasaritje e thellë. E çarë e thellë. Të çarat e murit (e shkëmbit). Të çarat e tokës. E çara e derës. Të çarat e lëkurës. E çara e fustanit (e bluzës). Tavan me të çara. I bëj një të çarë. Merr të çarë. Mbyll (të) të çarat. Shoh nga një e çarë. Hyn nga një e çarë.
  2. fig. Pikë e dobët në tërësinë e diçkaje, e metë, mungesë; vend i hapur në tërësinë e diçkaje, nëpër të cilin depërton një kundërshtar a diçka e huaj, e padëshirueshme. Të çarat në punë. Pëson një të çarë. I hap një të çarë. I shkaktoi të çara. Gjej një të çarë. Mbyll të çarat. Depërton nëpër të çarat.
  3. fig. Përçarje që lind nga kundërtia e interesave ose e qëndrimeve, ndarje që vjen nga mosmarrëveshjet. Të çara të mëdha (të thella). Të çarat në marrëdhënie. Të çarat në shoqër. Bashkim pa të çara. Thellohen të çarat. Shkakton një të çarë. U ka hyrë një e çarë.

Mbiemër[redaktoni]

  1. Që është ndarë për së gjati nga goditja me diçka të mprehtë a të forte; që ka marrë një plasë të madhe. Dru të çara. Mur i çarë. Fiq (ullinj) të çarë. Me kokë të çarë.
  2. Që ka plasa të thella, që është prerë a hapur anash (për lëkurën dhe indet e buta). Me buzë të çara.
  3. Që është lëruar për herë të parë dhe thellë. Tokat e çara. Ugar i çarë.
  4. bised. I përçarë. Nuk jemi të çarë e të ndarë.
  • Daulle e çarë keq. diçka pa vlerë, diçka që nuk hyn me në punë.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0